Warning: sprintf(): Too few arguments in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/lib/breadcrumb-trail/inc/breadcrumbs.php on line 254

​Juventus arrin marrëveshje me Kaio Jorge

1 min read

Sulmuesi 19-vjeçar, Kaio Jorge, është në bisedime me klubin nga Torino për t’iu bashkangjitur në sezonin 2021/22.

Kaio Jorge e ka refuzuar kontratën e propozuar nga Benfica, dhe tani është në bisedime të avancuara me Juventus-in, për t’iu bashkuar gjigantit italian në janar 2022, raporton “Goal”.

Pasi që klubi i Santo-s e kishte pranuar ofertën e propozuar nga Benfica për sulmuesin e spikatur, ishte ky i fundit i cili e refuzoi, pasi që dëshiron të kalojë në Serie A.

Juventus do të shikojë nëse dëshiron ta transferojë Kaio Jorge këtë verë, ku duhet të paguajë një dëmshpërblim prej 2 milionë eurosh ose ta transferojë në janar të vitit të ardhshëm me parametra zero.

Sezonin e kaluar, sulmuesi 19-vjeçar ka bërë 27 paraqitje në të gjitha garat me skuadrën e Santos-it, duke regjistruar tetë gola dhe tri asistime.