Juventus-i ka triumfuar me lehtësi në ballafaqimin me Dinamo Kievin, ndeshja e parë e zhvilluar në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve për sezonin 2020/21.

Edhe pse pati disa raste të mira shënimi, Juventus-i nuk ia doli të shënoj brenda 45 minutave të para dhe skuadra shkuan në pushim me rezultatin e barabartë, 0-0.

Por, me të filluar pjesa e dytë, ishte blerja e re, Alvaro Morata, ai i cili tundi rrjetën e kundërshtarit në minutën e 46’.

Spanjolli doli edhe njëherë në sknë duke dëshmuar se Juventus-i ka bërë një blerje të mirë në afatin kalimtar veror dhe realizoi në minutën e 84’ dhe rezultatin final të ndeshjes 0-2.

Kështu Juventus-i e kryeson grupin G me tre pikë të mbledhura./KP