Juventus po monitoron Bryan Reynolds
26 Nëntor 2020
Gjiganti italian Juventus po shikon mundësinë e transferimit në radhët e veta të mbrojtësit të skuadrës amerikane, Dallas Bryan Reynolds.
Kampioni i Serie A është ndër ekipet e shumta evropiane të interesuara për mbrojtësin e krahut të djathtë, dhe po shikojnë mundësinë e arritjes së një marrëveshje sa më të shpejtë.
Reynolds aktualisht është lojtar i skuadrës së Dallas, pjesë e Ligës së Amerikës së njohur si MLS.