Juventus janë pranë një marrëveshje me skuadrën e Barcelonës për një shkëmbim të radhës mes lojtarëve, raporton Tuttosport.

Arthur dhe Miralem Pjanic ndërruan vendet këtë verë, ku ky i fundit kaloi në radhët e Barcelonës ndërsa Arthur erdhi nga Juventusi te “Blaugranët”.

Tani “Zonja e Vjetër” po përgatit një tjetër ofertë për yllin e Barcelonës, Ousmane Dembele. Marrëveshja do të përmbajë një shkëmbim mes Dembeles dhe Federico Bernardeschit dhe një shumë jo të madhe parash.

Krerët e Barcelonës janë të gatshëm të largojnë Dembelen nga libri i pagave pas lëndimeve të shumta gjatë karrierës së tij në Spanjë. Për francezin këtë verë kishte shprehur interesim edhe ekipi i Manchester United ku raportohet që Barcelona kishte marrëveshje me “Djajtë e Kuq”, por ishte vetë lojtari që refuzoi pasi nuk ishte i interesuar të largohej nga Barça.