Kampioni italian ka shënuar sonte fitore të rëndësishme për të ruajtur hapin me Interin drejt titullit në Serie A.

Juventusi ka mposhtur skuadrën e Cagliarit si mysafir me rezultat 1:3, përcjell KosovaPress.

Cristiano Ronaldo ishte heroi i “Zonjës së vjetër” me tre gola të shënuar, duke regjistruar kështu het-trikun e tij numër 57 në karrierë.

Pas kësaj fitoreje, Juventusi ngjitet në pozitën e tretë me gjithsej 55 pikë, një më pak se Milan në vendin e dytë dhe dhjetë më pak se lideri i tabelës, Interi.