Paulo Dybala mund të largohet nga Juventus këtë verë për të kaluar në një prej klubeve nga Premier Liga, njofton sot La Gazzetta dello Sport.

Juventus është në telashe financiare për shkak të dështimit në Ligën e Kampionëve dhe pagës së madhe të Cristiano Ronaldos, kështu që po mendon të shesë disa lojtarë, dhe Dybala mund të ishte më i lehti për t’u shitur duke pasur parasysh që ka një interes të qartë nga Manchester United dhe Tottenham.