Juventusi edhe zyrtarisht ka publikuar listën e lojtarëve për Ligën e Kampionëve 2020/21 dhe ka zbuluar se blerja më e re, Federico Chiesa do të bartë fanellën me numrin 22.

“Zonja e Vjetër” e fillon Championsin me ndeshjen në udhëtim kundër Dinamo Kiev, përpara ndeshjeve kundër Barcelonës dhe Ferencvaros.

Klubi e ka dorëzuar listën në UEFA. Sami Khedira ka mbetur jashtë listës, kurse Merih Demiral është i përfshirë aty.

Ja skuadra e plotë:

Portierë: Szczesny, Buffon, Pinsoglio

Mbrojtësit: Chiellini, De Ligt, Alex Sandro, Danilo, Bonucci, Demiral, Frabotta, Cuadrado

Mesfushorët: Arthur, Ramsey, McKennie, Rabiot, Bentancur, Bernardeschi, Kulusevski, Portanova

Sulmuesit: Chiesa, Dybala, Morata, Ronaldo.