Warning: sprintf(): Too few arguments in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/lib/breadcrumb-trail/inc/breadcrumbs.php on line 254

​Juventusi synon transferimin e Lacazette

1 min read

“Zonja e Vjetër” është në kërkim të një sulmuesi për ta përforcuar më shumë repartin ofensiv.

Gjigandi italian Juventus është duke e konsideruar një lëvizje për ta transferuar sulmuesin e Arsenalit Alexandre Lacazette.

Kontrata aktuale e Lacazette me Arsenalin do të përfundojë në qershor të vitit të ardhshëm, dhe ende nuk dihet nëse francezi do të vazhdoj të ardhmen e tij në “Emirates”.

Që nga transferimi i tij tek Arsenali nga skuadra e Lyon, Lacazette ka bërë 172 paraqitje për skuadrën londineze, duke regjistruar 66 gola dhe 28 asistime mbi emrin e tij.