Ndonëse është marrë vendim që dita e hënë të jetë ditë pune, komuna e Kamenicës ka njoftuar se e hëna do të jetë ditë pushimi në të gjitha institucionet e kësaj komune.

Sipas njoftimit, këtë vendim e ka marrë kryetari Qëndron Kastrati për nder të festës së 28 Nëntorit.

“Obligohen të gjitha Drejtoritë Komunale të Komunës së Kamenicës të veprojnë sipas këtij vendimi”, thuhet në njoftim.

Kryministri i Kosovës mbrëmë ka njoftuar se dita e hënë do të jetë ditë pune për të gjithë shërbyesit civil në nivel vendi./21Media