Gjyqtari i Superligës së Kosovës, Ilir Mehmeti ka konfirmuar që është infektuar me Covid-19. Ai këtë e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook, duke shkruar se nuk ka ndonjë simptomë, por ka rezultuar pozitiv.

Mehmeti ka qenë i deleguar në ndeshjen e zhvilluar në kryeqytet, ndërmjet Prishtinës dhe Ferizajt. Kjo e vë në rrezik vazhdimin e kampionatit, pasi që gjatë këtij takimi si gjyqtar i katërt ka pasur kontakte me lojtarët e të dyja skuadrave.

Eroll Salihu javë më parë për kp ka deklaruar se nëse një lojtar ose gjyqtar apo dikush nga stafi i skuadrave del me koronavirus, kampionati vihet në rrezik, por deri më tash nuk ka ndonjë vendim të prerë./kp