Skuadra e Juventusit ka pësuar humbje sonte nga Roma në Torino me rezultat 1:3, në ndeshjen e 38-të dhe të fundit të kampionatit italian në futboll.

Kampioni i ri i Italisë për këtë sezon erdhi i pari në epërsi me golin e Higuain në minutën e pestë.

Por, kjo ishte e tëra që Juve tregoi në këtë ndeshje në të cilën nuk luajti Cristiano Ronaldo, pasi që pjesa në vazhdim i takoi romakëve.

Nikola Kaliniq shënoi golin barazues për Romën në minutën e 23-të.

Ky ishte goli i pestë i kroatit në Romë, ku ai arriti në huazim nga Atletico vitin e kaluar.

Në fund të pjesës së parë, ishte Perotti që hyri në listën e golashënuesve, pasi ekzekutoi saktë një penallti në minutën e 44-të.

I njëjti lojtar në minutën e 52-të shënoi edhe golin e tij të dytë në këtë ndeshje për rezultatin përfundimtar 3:1.

Juventus përfundoi garat me 83 pikë në krye të tabelës, ndërsa Roma në vendin e pestë me 70 pikë.