Warning: sprintf(): Too few arguments in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/lib/breadcrumb-trail/inc/breadcrumbs.php on line 254

​Kapen mbi 14 kg drogë në pikën kufitare Muriqan të Shkodrës

1 min read

 

Policia e Shtetit shqiptar ka konfiskuar në vendkalimin kufitar Muriqan të Shkodrës rreth 14.3 kg lëndë narkotike kokainë.

Operacioni antidrogë i koduar “Perëndimi” është ndërmarrë sot nga strukturat hetimore të DVP Shkodër në bashkëpunim me strukturat e Policisë Kufitare Shkodër.

Me këtë rast është arrestuar në flagrancë B.R. (42) nga Durrësi, i cili po drejtonte automjetin e tip “Benz”, me të cilin po transportohej lënda narkotike.

Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon punën për zbardhjen e plotë të rastit, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale trafikim i lëndëve narkotike.