Ende nuk ka gola në ndeshjen ndërmjet Chelseat dhe Liverpoolit në “Stamford Bridge” e cila po ofron spektakël, por tashmë skuadra nga Londra ka mbetur me një lojtar më pak në fushë.

Në sekondat e fundit të pjesës së parë, qendërmbrojtësi i Chelseat Andreas Christensen e ndali në mënyrë të parregullt para zonës së rrezikshme senegalezin Sadio Mane dhe gjyqtari kryesor i takimit, pasi u konsultua me teknologjinë VAR, e përjashtoi direkt me karton të kuq.

Mbetet të shihet se si do të ndikojë kjo në rrjedhën e lojës në pjesën e dytë.