Aktori e shkrimtari Çun Lajqi, sot ka vizituar Komunën e Kamenicës për shitjen e librave të tij. Pos qytetarëve që ishin të interesuar për blerjen e librave, atë e mirëpriti edhe kryetarin Qëndron Kastrati dhe drejtoreshën e arsimit, Mirhane Morina.

I pari i komunës i uroi mirëseardhje dhe i bleu dy libra nga autori i “Bastardëve”, “Kur fryjnë ernat”, “Pergamenë e djegun” e plot veprave të tjera. Kurse, Çun Lajqi i dhuroi atij gjashtë libra për bibliotekën e qytetit.

Qendron Kastrati, doli t’jetë i vetmi kryetar që sot m’vizitoj n’Dardanë, me drejtoreshën për arsim, dhe i mori dy tituj librash: “Bastardët” dhe “Kur fryjnë ernat”. Unë për bibliotekë t’qytetit, ua dhurova 6 ” Pergamenë e djegun“, tha ai.