​Katër të vdekur dhe 84 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri, përditësoi pasditen e sotme të dhënat e pandemisë, duke njoftuar se 97 qytetarë janë shëruar, janë identifikuar 84 raste të reja dhe janë shënuar 4 humbje jete në 24 orët e fundit.

Në komunikimin e përditshme për mediat, Dr. Rovena Daja në Instituti i Shëndetit Publik tha se gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë kryer 796 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2, dhe 84 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 28 raste në Tiranë, nga 12 raste në Shkodër dhe Durrës, 7 raste në Kukës, 5 raste në Elbasan, 4 raste në Vlorë, nga 3 raste në Korçë, Mirditë, nga 2 raste në Berat, Kuçovë, nga 1 rast në Korçë, Kurbin, Kavajë, Kamëz, Divjakë, Malësi e Madhe. 97 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 5020, që nga fillimi i epidemisë. Për të tretën ditë rradhazi, numri i të shëruarve është më i lartë se i rasteve të reja të konfirmuara me COVID19. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 175 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 17 në terapi intensive nga të cilët vetëm 9 pacientë janë të intubuar. Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 43 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes”, tha ajo.

 

 

Back to top button