Pas një beteje të gjatë, rreth 4 javore, dhe prej tre ditësh e intubuar në spital nga Covid-19, ka vdekur këngëtarja e njohur e muzikës myzaqere Rainita Pupi.

Ajo ka vdekur në moshën 52 vjecare në kryeqytet ku ishte edhe nën kujdesin e mjekëve. Kohët e fundit familjaret e saj, edhe në media kanë kërkuar ndihmë për mjekim më të specializuar për Rainitën.

Me gjithë përpjekjet e shumta, ajo humbi betejën me virusin këtë të premte duke lenë pas një dhimbje dhe dëshpërim për të gjithë komunitetin fierak. Rainita, njihej nga të gjithë për karakterin e saj të dashur dhe buzeqeshjen e ëmbël me të gjithë shoqërinë.

Artistja ka lënë një repertor të gjerë këngësh dhe një kontribut të madh artistik në Fier.