Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri është kërcënuar dhe nga mbrëmë pranë shtëpisë së tij po qëndrojnë zyrtarë të Policisë së Kosovës, kështu raporton kp.

Portali rtv21.tv ka provuar të kontaktojë me Bahtirin por, ai nuk është përgjigjur.

Ndërkohë, rtv21.tv po pret përgjigje nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës.

Janë realizuar fotografi të policëve të cilët po qëndrojnë pranë shtëpisë së Bahtirit./21Media