Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se zëvendësministri Zafir Berisha është kërcënuar dhe se ai ka hapur rast në polici.

“MPB mund të konfirmojë se zëvendësministri i MPB-së që është kërcënuar dhe ka hapur rast në polici, është Zafir Berisha”, thuhet në një njoftim për media të kësaj ministrie, duke mos dhënë më shumë detaje lidhur me rastin.

Berisha para disa muajve është emëruar edhe koordinator nacional për Siguri Kibernetike, pas së cilës ishte hakuar llogaria e tij në Facebook. Ai kishte thënë se llogaria e tij ishte hakuar nga Qendra e spiunazhit rus në Nish të Serbisë.