Kreu i LDK-së ka konstatuar ekziston vullneti i Këshillit të Përgjithshëm për marrjen e mandatit

Kreu i LDK-së ka konstatuar ekziston vullneti i Këshillit të Përgjithshëm për marrjen e mandatit

108 anëtarë i kanë japur përgjigje pozitive Isa Mustafës në pyetjen se a pajtohen që LDK të marrë mandatin për formimin e qeverisë në koalicion me AAK-në, Nismën Socialdemokrate dhe komunitetet, ndërsa gjashtë janë shprehur kundër dhe dhjetë nuk janë përgjigjur fare.

Kreu i LDK-së ka konstatuar ekziston vullneti i Këshillit të Përgjithshëm për marrjen e mandatit mbi bazën e ndjekjes së procedurave kushtetuese për formimin e qeverisë. “Në bazë të kësaj, si Kryetar i LDK-së konstatoj se ekziston vullneti i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës për marrjen e mandatit mbi bazën e ndjekjes së procedurave kushtetuese, për formimin e Qeverisë në një koalicion të mundshëm me AAK, Nisma SOCIALDEMOKRATE-AKR dhe partitë që përfaqësojnë komunitetet joshumicë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.”

Isa Mustafa ka falënderuar anëtarët e këshillit duke treguar sa 124 anëtarë aktual, letrës së tij i janë përgjigjur 114.