Këshilltari Kombëtar për Siguri në SHBA, Robert O’Brien foli pas përfundimit të takimit mes delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.

Ai u shpreh se nesër pritet të vazhdojnë takimet, derisa tregoi se përfaqësues të bankave të mëdha kreditore, korporatave amerikane dhe Fondit të Mileniumit të Ri kanë qenë në takim.

“Diskutime të mira këtë pasdite me liderët e Serbisë dhe të Kosovës. Ata kanë përparim të ndjeshëm sot. Një falënderim për Koorporatën Financiare për Zhvillim Ndërkombëtar të SHBA’së, Fondacionin e Mijëvjeçarit të Ri dhe Bankën Exim që iu bashkuan takimit. Normalizimi ekonomik do të thotë punë për të rinjtë. Bisedimet do të vazhdojnë nesër”, u shpreh ai.