Performanca e Chelseat në kampionat po vazhdon të përmirësohet dukshëm që prej ardhjes së Thomas Tuchel në krye të kësaj skuadre.

Që prej ardhjes së teknikut gjerman në “Stamford Bridge”, Chelsea i ka zhvilluar katër ndeshje ku ka arritur tri fitore dhe një barazim.

Nën drejtimin e ish-trajnerit të Paris-Saint-Germain, Chelsea po ashtu kanë pësuar vetëm një gol në katër ndeshjet e tyre të para në Premier League dhe kjo nuk kishte ndodhur në kampionat që nga koha e Guus Hiddink në muajt shkurt – mars të vitit 2009.