E ardhmja e portierit të Juventusit, Gianluigi Buffon do të vendoset në fund të këtij sezoni dhe thuhet se ka pesë destinacione të mundshme ku mund të transferohet veterani italian.

Buffon ka mbushur 43 vite dhe së fundmi njoftoi se ai ka hapur një Akademi të Futbollit për portierët e rinj.

“Tuttosport” pretendon se është e vështirë që Buffon qëndrojë në “Allianz Stadium”, por ish-reprezentuesi i Italisë nuk duket i gatshëm të pensionohet.

Buffon dëshiron të luajë si titullar nëse do të ndryshonte ambient dhe performancat e tij me “Zonjën e Vjetër” këtë sezon vërtetojnë se ai është akoma në nivelin e detyrës.

Gazeta pretendon se pesë klube kanë shprehur interesim dhe janë të gatshëm t’i ofrojnë Buffonit një shans për të luajtur edhe për një sezon më shumë në nivelin e lartë.

Olympiacos, Eintracht Frankfurt, Sporting Lisbon, Galatasaray dhe Dynamo Kiev thuhet se janë të interesuar dhe Buffon duket shumë i tunduar nga këto oferta.

Finalja e Kupës së Italisë kundër Atalantas më 19 maj ishte paraqitja e fundit e Buffonit për “Bianconerët”.