Personeli nga komanda rajonale –lindje e KFOR-it ndihmoi qytetin e Vitisë në zbukurimin e zonës.

Ushtarët amerikanë të Ekipit Ndërlidhës Monitorues (LMT) “Kilo 20” nga Komanda Rajonale – Lindje e KFOR-it dhe Batalioni për Manovrim mbollën lule dhe pemë në sheshin e qytetit dhe mblodhën mbeturina përgjatë një përroi aty pranë për të shënuar Ditën Botërore të Mjedisit.

“Ne ishim të ftuar nga kryetari i komunës së Vitisë”, tha nënkolonel Phillip Milam, Komandant i “Kilo 20”. “Kjo është një nga ngjarjet e para të mëdha që kemi bërë që nga fillimi i pandemisë “COVID” dhe ne jemi të ngazëllyer për të ndihmuar, duke ruajtur masat e sigurisë”.

Ushtarët amerikanë të KFOR-it punuan së bashku me kryetarin e qytetit Sokol Haliti, si dhe me departamentin e zjarrfikësve, policinë dhe personelin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Haliti tha se qyteti organizon këtë ngjarje për çdo vit.

“Jam shumë i kënaqur që shumë njerëz të ndryshëm dolën për të na mbështetur këtë vit”, tha Haliti. /kp