Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR i ka dalë sot në ndihmë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi që kjo e fundit është përballur me mungesë të barit kundër helmimit.

Në një postim në Twitter, bëhet e ditur se KFOR-i ka reaguar pas një kërkese urgjente të QKUK-së duke dhuruar pjesë të rezervave të saj të antitrupave kundër helmimit.

“KFOR-i ka reaguar ndaj një kërkese urgjente nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës duke dhuruar një pjesë të rezervave të saj të antitrupave shpëtuese të antihelmimit. Misioni i NATO-s në Kosovë po mbështet gjithashtu në mënyrë të paanshme përgjigjen lokale ndaj COVID-19”, është bërë e ditur në njoftim.