​KFOR-i ndihmon fëmijët e prekur me autizëm

 

Ushtarët e Komandës Rajonale të KFOR-it-Lindje i dhuruan pajisje të veçanta organizatës joqeveritare “Autizmi”, e cila mbështet fëmijët e prekur me autizëm që vijnë nga të gjitha komunitet në Kosovë, pavarësisht racës, fesë, gjinisë apo kombësisë. Pajisjet do të mundësojnë trajtim të duhur, duke përfshirë edhe shkathtëtë motorike, vitalitetin e ndërlidhur me shkathtësi, funksionimin shoqëror dhe forcën dhe qëndrueshmërinë muskulore.

Qëllimi kryesor i projektit të KFOR-it është të ndihmojë organizatën “Autizmi” të përballet me numrin në rritje të fëmijëve të trajtuar, ndërsa promovon përfshirjen dhe integrimin e tyre në shoqëri.

“Autizmi” është themeluar në nëntor të vitit 2011 në Prishtinë dhe vjen si rezultat i iniciativës së një numri të madh të prindërve të fëmijëve të prekur me autizëm, si dhe mbështetet nga komuna. Ky projekt u financua nga NATO-ja dhe u zbatua nga Ekipi i KFOR-it për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak bashkë me ekipin italian të Ndërlidhjes dhe Monitorimit që vepron në Prishtinë.

Back to top button