Warning: sprintf(): Too few arguments in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/lib/breadcrumb-trail/inc/breadcrumbs.php on line 254

​Klopp: Liverpooli nuk mund të humbasë pikë, jemi në garë për titull

1 min read

 

Jurgen Klopp ka paralajmëruar skuadrën e Liverpoolit që nëse dëshirojnë që të jenë në garë për titull nuk duhet të humbasin pikë dhe mundësi gjatë ndeshjeve.

“Të Kuqtë” momentalisht janë 14 ndeshje pa humbje në Premier Ligën angleze, ku humbja e tyre e fundit ishte në shtëpi kundër Fulham.

Po ashtu, Liverpooli ka fituar tetë ndeshjet e fundit kundër rivalit të nesërm Crystal Palace, duke shënuar 24 gola dhe duke pranuar vetëm pesë sosh.

Sidoqoftë, Klopp insistoi që skuadra e tij nuk duhet të anashkalojë asnjë shans për të arkëtuar tre pikë nëse dëshirojnë që të vazhdojnë garën drejt titullit si rivalët e tjerë.

“Nuk mendoj shumë për situatat aktuale të skuadrave të tjera, por është një fillim i mirë për ne”, tha Klopp në një konferencë për media para ndeshjes me Crystal Palace.

“Ne kemi pasur disa paraqitje të mira, por nëse dëshiron të jesh në rrethin e më të mirëve, duhet që të mos humbasim pikë. Këtë gjë duhet ta bëjmë. Vetëm duhet të vazhdojmë kështu”.