Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për uljen e normës së akcizës për lëngjet, duke thënë se kjo ndikon direkt në rritjen e konkurrencës së prodhuesve vendorë, e në veçanti të sektorit të lëngjeve, dhe njëherësh është një ndihmë e madhe pas situatës së krijuar me COVID-19.

Pas shqyrtimit të kërkesave të prodhuesve, Ministria e Financave ka propozuar që lëngjet e caktuara, subjekt i shifrës 2202, të cilat kanë normë të akcizës në vlerë katër cent e gjysmë një litër, kjo normë e akcizës ulet në gjysmë centi për një litër.

Propozim-vendimi i votuar sot nga Qeveria e Kosovës hyn në fuqi në momentin kur njoftohet Komisioni për Buxhet dhe Transfere i Kuvendit të Kosovës.