Tifozët e Barcelonës duhet të pranojnë që skuadra nuk është më favorite për të fituar çdo ndeshje, tha të martën trajneri Ronald Koeman, duke shtuar se ai ende po lufton për të pranuar qëndrime të caktuara për mënyrën se si duhet të luajë skuadra.

Barca përballet me udhëheqësit e La Ligas, Real Sociedadin të mërkurën duke shpresuar të fitojnë pasi pësuan humbje të dhimbshme nga Cadiz dhe Juventusi dhe duke bërë fillimin e tyre më të keq në një sezon kampionati në 33 vjetët e fundit.

“Presioni këtu është i madh, të gjithë kërkojnë që ju të fitoni çdo ndeshje”, tha Koeman në një konferencë shtypi.

“Por situata e klubit është e ndryshme tani dhe ju duhet të pranoni që ne nuk mund të fitojmë gjatë gjithë kohës. Por ne nuk mund të jemi të kënaqur me rezultatet tona deri më tani, ne kemi humbur lojëra që nuk duhet t’i humbnim. Ne po përpiqemi të përmirësojmë gjërat këtu.”, tha tutje Koeman.