Kombëtarja e Shqipërisë në Futboll ka arritur në Lituani, aty ku nesër do të ballafaqohet me këtë skuadër me fillim nga ora 18:00.

Ky ballafaqim vjen pas barazimit të papritur me Kazakistanin pa gola dhe tani Shqipëria kërkon tre pikë të plota për të marr kreun e grupit katet të Ligës C.

Në këtë grup, ku bëjnë pjesë Kazakistani, Shqipëria, Bjellorusia dhe Lituania, të gjitha skuadrat I kanë nga katër pike të mbledhura.