​Komisionit për Buxhet dhe Transfere voton buxhetin 2020

Të hyrat buxhetore për vitin 2020 janë paraparë të jenë 2 miliardë e 20 milionë euro

Komisioni për Buxhet dhe Transfere kryesuar nga kryetar,i Hekuran Murati pasdite vazhdoi mbledhjen e radhës e cila është ndërprerë gjatë ditës.

Në këtë mbledhje pikë e rendit të ditës ishte shqyrtimi në parim i Projektligjit për Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020.

Në vazhdimin e mbledhjes kryetari Murati e hodhi në votim Projektligjin për Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020, i cili u miratua me 6 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Projektligjin për Ndarje Buxhetore gjatë mbledhjes së mbajtur paradite e ka prezantuar ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi.

Gjatë prezantimit të Projektligjit Bislimi tha se të hyrat buxhetore për vitin 2020 janë paraparë të jenë 2 miliardë e 20 milionë euro, ndërsa shpenzime buxhetore 2 miliardë e 375 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button