Komiteti i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, pas 15 rasteve të reja pozitive në këtë komunë, ka mbajtur mbledhjen ditore, nën kryesimin e nënkryetarit Arbër Ismajli.

Ismajli ka apeluar qytetarët që të kenë kujdes të shtuar në parandalimin e përhapjes së koronavirusit, t’i përdorin maskat, të kenë kujdes në higjienën personale dhe ta mbajnë distancën.

Që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19 në Gjilan janë 794 raste, prej tyre 593 të shëruar, 170 raste aktive, 31 të vdekur, 49 të hospitalizuar dhe 26 mostra janë në pritje.