Warning: sprintf(): Too few arguments in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/lib/breadcrumb-trail/inc/breadcrumbs.php on line 254

​Kompletohen ndeshjet e Grupit A, ky është fati i Zvicrës pas fitores ndaj Turqisë

1 min read

 

Me dy ndeshjet që u zhvilluan të dielën, Italia – Uellsi dhe Zvicra – Turqia është është mbyllur edhe rrethi i tretë dhe i fundit i ndeshjeve të Grupit A.

Zvicra e mposhti Turqinë me rezultat 3-1 dhe në këtë ndeshje shkëlqeu Xherdan Shaqiri i cili realizoi dy gola, kurse golin tjetër e realizoi Seferovic.

Mirëpo, përkundër kësaj fitoreje, Kombëtarja e Zvicrës nuk e ka siguruar kualifikimin direkt nga ky grup pasi që pozicionohet në vendin e tretë më katër pikë të mbledhura pas tri ndeshjeve.

Nga ana tjetër, lideri i pakontestueshëm i këtij grupit, Italia e ka mposhtur Uellsin me rezultat minimal 1-0 me golin e vetëm të realizuar nga Pessina në minutën e 39’.

Zvicra do të jetë pjesë e grupit të kombëtareve që janë pozicionuar në vendet e treta nga grupet përkatëse dhe do ta pres kualifikimin nga atje.ku duhet plotësuar kushtin për të qenë më e mira me golaverazh dhe bilanc me kombëtaret tjera.