Pako Emergjente ka vlerën 154 mijë e 735.00 euro

Pako Emergjente ka vlerën 154 mijë e 735.00 euro

Kuvendi i Lipjanit ka mbajtur sot seancë të jashtëzakonshme dhe ka votuar për pakon emergjente në vlerë prej 154 mijë e 735 euro.

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti ka shkruar se me pako janë miratuar edhe lehtësirat financiare për biznese.

“Sot është mbajtur seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës të Lipjanit në hollin e gjimnazit “Ulpiana” ku me të gjitha votat PËR është miratuar Pako Emergjente në vlerë prej 154,735.00 euro, bashkë me lehtësirat financiare për biznese. Falënderoj kryesuesin Daut Azemi dhe gjithë anëtarët e kuvendit që mbështetën këtë Pako”, ka shkruar ai në facebook.