Komuna e Obiliqit sot ka shpërndarë 350 maska  dhe dezinfektueseve për banorët në banesat kolektive në fshatin Plemetin.

Vetëm gjatë dhjetë ditëve të fundit, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ka dorëzuar rreth 2 mijë maska dhe dezinfektues, tek të gjitha njësitë shëndetësore nëpër fshatra, Këshillit të Bashkësisë Islame, Statcioni Policor në Obiliq, ku nëpërmjet këtyre institucioneve janë shpërndarë te qytetarët e Obiliqit, po ashtu për pacientët me hemodializë, familjet të rezultuara pozitiv me Covid-19 dhe institucionet tjera. Shpërndarja e tillë me maska e dezinfektues do vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim.

Kryetari Xhafer Gashi, ka kërkuar nga qytetarët e Obiliqit që të vazhdojnë të respektojnë masat në mbrojtjen e shëndetit.