​Komuna e Rahovecit shënon nesër Ditën e Çlirimit

 
Nën patronazhin e kryetarit, Smajl Latifi, në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, nesër në Rahovec do të shënohet 14 qershori – Dita e Çlirimit të kësaj komune.
Aktivitetet do të fillojnë me pritjen e qytetarëve nga ana e kryetarit në objektin e Komunës, në orën 08:00, ndërsa në orën 09:00 do të mbahen homazhe dhe nderime pranë lapidarëve, varrezave të heronjve dhe dëshmorëve të kombit në Rahovec, Drenoc, Ratkoc dhe Krushë të Madhe.
Në orën 11:00, në Kuvendin Komunal do të mbahet një seancë solemne, ndërsa në orën 14:00 do të bëhet zbulimi i shtatoreve të dëshmorëve të kombit Bedrush Gashi dhe Feim Gashi në Drenoc.
Ndryshe, më 14 qershor 1999, ndodhi hyrja triumfale e brigadës 124 të UÇK-së në qytetin e Rahovecit.

Back to top button