Konferenca e Donatorëve

Konferenca e Donatorëve

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta reagoi menjëherë pas bilancit shumë pozitiv të donacioneve që prodhoi Konferenca Ndërkombëtare e Donatorëve.

Meta ka shprehur mirënjohjen e thellë për solidaritetin dhe kontributin e vendeve pjesmarrëse dhe kontribuese mbi pasojat tragjike të tërmetit të 26 nëntorit. “Përshëndes Konferencën e Donatorëve që po zhvillohet në Bruksel, në mbështetje të Shqipërisë, për kapërcimin e pasojave të tërmetit të nëntorit të vitit të kaluar, e njëkohësisht shpreh mirënjohjen e thellë për solidaritetin dhe kontributin e vendeve pjesëmarrëse dhe kontribuese”.

Në konferencën e donatorëve këtë të hënë vendet të ndryshme të BE dhe më gjerë, ato të botës islamike dhe institucione të rëndësishme ndërkombëtare, dhanë mbi 1.15 miliardë euro ndihma për procesin e rindertimit./vizionplus