Konfiskohen barna pa dokumentacion në Viti
10 Tetor 2020
Njësiti policor ka ndaluar veturën me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit të veturës, janë gjetur një sasi e konsiderueshme e barnave pa dokumentacion mbi blerjen dhe prejardhjen e tyre.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje në Viti, ku janë konsiskuar 197 artikuj në sasi totale 1815 pako.
I dyshuari është arrestuar dhe me venim të prokurorit dërgohet në mbajtje.