​Konjufca deputetëve të opozitës: Rrugë të mbarë, pushime të këndshme

 
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, u ka uruar ditë të mirë deputetëve të opozitës që në mes të seancës po lëshonin sallën e Kuvendit.
Derisa ishin duke u shqyrtuar pikat e rendit të ditës, disa deputetë opozitar kanë lëshuar seancën, gjë që ka bërë që Konjufca t’iu uroj atyre pushime të këndshme.
“Ditën e mirë, rrugë të mbarë, pushime të këndshme”, tha ai.
Sot është mbajtur seanca e fundit e sesionit pranveror, me ç’rast deputetët kanë shkuar në pushim deri në fillim të muajit shtator.

Back to top button