​Konjufca: Shumë prej zyrtarëve publikë e kanë dhënë pagën për Fondin e Sigurisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar ndaj shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, duke thënë se ai dhe shumë zyrtarë të tjerë publikë e kanë dhënë pagën për Fondin e Sigurisë.
Ai në seancën e sotme plenare për situatën e sigurisë në vend tha se dhënia e pagave për Fondin e Sigurisë nuk është publicitet.
“Unë për vete e kam dhënë (pagën), por nuk mendoj se duhet bërë publicitet për këtë punë. Mendoj se shumë prej zyrtarëve publikë e kanë dhënë (pagën), por nuk është punë e publicitetit”, tha ai.
Qeveria e Kosovës, më 2 mars, ka themeluar Fondin e Sigurisë, në të cilin qytetarët dhe donatorë të ndryshëm mund të kontribuojnë. Ky fond është themeluar, siç ka thënë kryeministri Albin Kurti, bazuar në nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, “situatës aktuale dhe pas konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë”./21Media

Back to top button