Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se nuk ka besuar që Gjykata Kushtetuese do të nxjerr një vendim për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.

Konjufca ka thënë se kanë qenë të bindur se kërkesa drejtuar Kushtetueses ka qenë kauzë e drejtë dhe se vendimi për rrëzimin e Qeverisë Hoti ka qenë i drejtë dhe i duhur.

“Me vet faktin që e kemi dërguar në Kushtetuese këtë lënd ne kemi besuar që kauza të cilën po e ngrisim dhe po e mbrojmë mënyra e argumentimit është e drejtë dhe formën e tillë me vendimin e vet e ka mbështetur Gjykata Kushtetuese. Tash çka kam pritur unë. Secili person e ka pritjen e vet, por unë kam menduar që Gjykata Kushtetuese shkon deri në kufirin e vendimmarrjes për mungesën e legjitimitetit të mandatit të Etem Arifit në momentin kur ai ka votuar. Ky ka qenë thelbi i asaj që është parashtruar në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata na ka mbështetur në këtë pretendim, por nuk kam pritur që Gjykata t’i shpallë zgjedhjet”, tha ai në Debat Plus të RTV Dukagjin.

Konjufca ka thënë se do të ishte shkelje e të drejtave të njeriut nëse Albin Kurtit do t’i mohohej e drejta për të kandiduar për deputet.