Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka falënderuar qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët kanë shprehur shqetësimet e tyre dhe ngushëllimet me rastin e vdekjes së afro-amerikanit George Floyd, vdekje kjo që nxiti reagime dhe dhunë nëpër rrugët e Amerikës.

Dëshiroj t’i falënderoj ata qytetarë të Kosovës që kanë shprehur ngushëllimet dhe brengën e tyre për vdekjen e George Floyd. Qeveria federale, si dhe autoritetet e shtetit federal dhe ato lokale – dhe populli amerikan – janë thellësisht të përkushtuara për drejtësi për Z. Floyd dhe familjen e tij”, ka thënë Kosnett.

Ambasadori beson se Amerika do të ngrihet nga ky moment i tmerrshëm më e fortë dhe akoma më e përkushtuar për të gjetur një rrugë përpara për të përmbushur premtimin historik për të drejta të barabarta dhe drejtësi të barabartë për të.