Warning: sprintf(): Too few arguments in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/lib/breadcrumb-trail/inc/breadcrumbs.php on line 254

​Kosova dhe Britania e Madhe me marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

1 min read

 

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se Kosova dhe Britania e Madhe kanë rënë dakord për një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, që mbulon fushat kryesore si trajnimi i përbashkët, angazhimi operacional dhe shkëmbimi i praktikave më të mira.

Mehaj, i cili po qëndron për vizitë treditore në Britani të Madhe në një postim në Twitter ka thënë se marrëveshja u nënshkrua sot nga Ministri i Forcave të Armatosura.

Lidhur me këtë ministri i Forcave të Armatosura të Britanisë, James Heappey, u shpreh se Kosova është një partner i çmuar i mbrojtjes dhe Britania do të vazhdojë të punojë ngushtë për të siguruar stabilitet në Ballkanin Perëndimor.

“Ishte fantastike të nënshkruaj një marrëveshje historike sot, e cila na vë themelet për të zgjeruar dhe thelluar bashkëpunimin tonë”, tha ai.

Gjatë vizitës në Britani të Madhe, ministri Mehaj do të takohet me autoritetet më të larta në Drejtorinë e Politikave të Mbrojtjes të Ballkanit Perëndimor në Mbretërinë e Bashkuar dhe Drejtorinë e Integrimit Euro-Atlantik.