Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami dhe ambasadorja e Holandës në Kosovë Gerrie Willems, kanë nënshkruar sot marrëveshjen për eliminimin e tatimit të dyfishtë në lidhje me tatimin mbi të ardhurat dhe parandalimin e evazionit tatimor dhe shmangies ndërmjet dy vendeve.

Marrëveshja kontribuon në një bashkëpunim të përmirësuar ekonomik ndërmjet dy vendeve, pasi përmban rregulla të qarta për të shmangur tatimin e dyfishtë, gjë e cila do të rezultojë në më pak pengesa tregtare për bizneset holandeze dhe kosovare dhe përmirësimin e klimës së biznesit.

Willems theksoi se Holanda do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj të integrimit evropian, me qëllim të përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve kosovarë./21Media