Çështja e shtetësisë së Kosovës u bë sërish temë debati mes Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, dhe sekretares shtetërore të Serbisë, Olivera Joçiq, e cila ka kundërshtuar që Kosova të trajtohet si shtet gjatë takimit  anëtarëve nënshkrues të CEFTA-s.

Krasniqi me këtë rast i është kundërvënë zyrtares serbe duke ia bërë të ditur se Kosova është shtet i pavarur dhe demokratik, e njohur nga shtetet më të fuqishme dhe më të zhvilluara të botës.

“Në këtë takim kam përsëritur edhe njëherë kërkesën që emërtimi UNMIK-Kosova të hiqet dhe të shkruhet vetëm Republika e Kosovës”, ka shkruar Kransiqi në Facebook.

Ai gjithashtu bëri të ditur se anëtarët e CEFTA-s i ka paralajmëruar se moszbatimi i shenjave të konformitetit nga Serbia “po na detyron të marrim masa që në shtetin e Kosovës të hyjnë vetëm ato mallra që kanë shenjën e konformitetit CE.”./21Media 

Rëndësia e zbatimit të marrëveshjes së CEFTA-s dhe respektimi i saj ishte tema kryesore që e ngrita sot në takimin…

Posted by Vesel Krasniqi on Wednesday, December 16, 2020