Republika e Kosovës për herë të parë në historinë e saj, do të mund të dërgojë përfaqësuesin e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Këtë ia ka konfirmuar shefes së diplomacisë kosovare Meliza Haradinaj-Stublla, vetë zëvendës ndihmës sekretari për Çështje Evropiane dhe të Euroazisë, Matthew Palmer, gjatë një takimi në Washington.

Koordinimi i ngushtë i politikës sonë të jashtme me SHBA-të, dhe profesionalizimi i Shërbimit të Jashtëm sipas praktikave më të larta ndërkombëtare, mbeten prioritet i yni”, është shprehur Haradinaj-Stublla.

Në takim me Palmer është diskutuar edhe lidhur me dialogun me Serbinë, ku bashkë me ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi është theksuar se vetëm nën lidershipin amerikan, dialogu do të ketë dinamikën dhe qartësinë e duhur për t’u përmbyllur me njohje reciproke në kufijtë ekzistues, duke ruajtur karakterin unitar dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.