Moldavia kaloi në epërsi me golin e Nicolaescu në minutën 20 në sfidën ndaj Kosovës, në kuadër të ndeshjes së parë të Ligës së Kombeve.

Përfaqësuesja e Kosovës diktoi ritmin e lojës në fillim të ndeshjes, por ajo u ndëshkua pas një kundërsulmi të vendësve.

Rastin më të mirë për shënim e pati Milot Rashica, por goditja e tij nuk ishte e saktë.

Një tjetër rast të mirë e pati edhe Benjamin Kololli në minutën e 18-të, por goditja e tij përfundoi lart mbi portë. E kjo iu hakmor nga moldavët, që nga pakujdesia e mbrojtjes kosovare shënuan për epërsinë për 1:0.