Sot luhet ndeshja në kuadër të U21 mes Kosovës dhe Austrisë, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikime të UEFA Euro2020. Të rinjtë e Rafet Prekazit presin kombëtaren e Austrisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku ndeshja zhvillohet nga ora 19:00.

Ndeshja e fundit që “Dardanët” e rinj u paraqitën në fanellat “verdh e kaltër” ishte ndaj Anglisë, ku në Kosovë pësuan humbje të thellë 0:6.

Përballja e kaluar mes U21 të Kosovës dhe atyre të Austrisë u luajt në stadiumin “Ernst Happel Stadion” në Vjenë, ku triumfues dolën këta të fundit, duke mposhtur Kosovën me rezultat bindës 4:0.

Selektori Prekazi tani ka në radhët e tij edhe Arbenit Xhemajli, Lirim Kastrati, Kreshnik Krasniqi dhe Edison Kqiku, ku i bashkohen kombëtares pas angazhimeve me klubet e tyre përkatëse, ndërkohë portieri David Nreca do t’i bashkohet ekipit ndeshjen e radhës ndaj Andorrës.

Kosova U21 qëndron e parafundit në tabelë ku pas gjashtë ndeshjeve ka grumbulluar vetëm gjashtë pikë.