​Kosovarëve që kanë punuar në Zvicër do t’u kthehen pensionet

“Pritet që marrëveshja të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm”

Këshilli Kombëtar i Zvicrës ka vendosur që pensionet e sigurimit të pleqërisë dhe trashëgimtarëve dhe të sigurimit të invaliditetit, do t’iu kthehen kosovarëve që kanë punuar në Zvicër.

Ky vendim u mor pas dhjetë vitesh ndërprerje, që mori 110 vota pro, 58 kundër dhe 2 abstenime.Në Këshillin Kombëtar nuk ka miratuar kërkesën e djathtistëve konservator të SVP-së për referendum. SVP gjithashtu në mbledhje është deklaruar kundër kalimit të marrëveshjes.

E pas këtij votimi, çështja kthehet përsëri tek Këshilli i Shteteve, i cili kohë më parë i kishte dhënë dritën e gjelbër miratimit të marrëveshjes. Megjithatë ndryshe nga Këshilli Kombëtar, Këshilli i Shteteve dëshiron që një marrëveshje të tillë ta vendos në referendum.

Sipas gjithë këtyre zhvillimeve, pritet që marrëveshja të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm, sipas Blick, 1 janari i vitit 2020 mund të jetë data kur mund të fillojë implementimi.

Kosova është vendi i vetëm i ish-Jugollsavisë që nuk merr aktualisht pensionet e AHV dhe IV. Shteti zviceran ka ndërprerë marrëveshjen ekzistuese me Kosovën në vitin 2010, pasi që hetuesit të cilët po hetonin rastet e mashtrimeve me pensione ishin kërcënuar me vdekje.

Back to top button