Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pësoi rënie me 0.1% në tremujorin e dytë 2020, krahasuar me tremujorin paraprak.

Në raportin më të ri të Agjencisë së Statistikave të Kosovës të Kostos së Ndërtimit për tremujorin e dytë 2020, thuhet se rënie më të madhe kishin transportet (-4.0 %), energjia (-1.8 %); dhe kostot e tjera (-0.8%).

Rënia e çmimeve u neutralizua, kryesisht me ngritjen e çmimeve te makineritë (0.5%) dhe te materialet (0.2%).

Ndërkaq, krahasuar TM2 2020 me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, Indeksi i Kostos së Ndërtimit pësoi rënie me 1.3%.

Rënia e indeksit kryesisht u vërejt te kategoritë: pagat (-3.3 %); materialet (-1.6%); dhe energjia (-1.0%). Ndërsa ngritje pati te: transporti (8.0%); makineritë (1.7%); dhe kostot e tjera (0.2%)./kp