​KPM pezullon dy zyrtarët e arrestuar

 
Komisioni i Pavarur i Mediave ka mbajtur sot një mbledhje të jashtëzakonshme, ku ka diskutuar për situatën e krijuar në Zyrën Ekzekutive pas ndalimit nga institucionet e drejtësisë të dy zyrtarëve publik të Zyrës Ekzekutive të KPM-së.
Sipas njoftimit për media, në këtë mbledhje Komisioni ka shqyrtuar çështjen e kryeshefit ekzekutiv dhe pas shqyrtimit ka vendosur që kryeshefi i ekzekutiv i KPM-së Luan Latifi të pezullohet nga ushtrimi i detyrës, deri në një vendim tjetër.
Gjithashtu Komisioni ka vendosur që Faruk Rexhaj, drejtor i Departamentit të Prokurimit, të caktohet zëvendësues i kryeshefit ekzekutiv të Zyrës Ekzekutive të KPM-së, nga data 2 korrik 2021 deri në një vendim tjetër.
Ndërsa sot pas caktimit si zëvendësues i kryeshefit ekzekutiv të Zyrës Ekzekutive të KPM-së, Faruk Rexhaj ka marrë vendim që drejtori i Administratës dhe Financave Arben Bilalli të pezullohet nga ushtrimi i detyrës, deri në një vendim tjetër.

Back to top button